Noizy është parë sot në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës duke pritur dikë.
Me siguri të gjithë do ishit kuriozë të dinit kë po pret dhe reperi dhe ai e ka zbuluar vetë.
Teksa dikur marrëdhëniet midis tyre nuk ishin edhe aq të mira, sot Noizy dhe Dafina janë bërë shumë miq, aq sa reperi e pret ta takojë i pari.
Dafina pas kaq shumë kohësh larg atdheut, është kthyer sot në Kosovë. Ajo ka postuar një video ku shihet duke ngacmuar Noizyn me filtrat e Instagramit teksa të dy ndodhen në aeroport.
Më pas edhe Noizy ka postuar një video ku shihet duke fokusuar kamerën tek këpucët e Dafinës dhe nga ajo çfarë shkruan lë të kuptohet se ai mund t’ja ketë bërë dhuratë. “Ajo i pëlqen shumë”, shkruan Noizy