Dugi i “Zmijes”, Faton Topalli i VV-së dhe Petriti i SHIK-ut!

  14 Dec 2017

“Krejt po dihen, krejt u panë!”. Vetëvendosje u ndihmua nga SHIK-u edhe në Prishtinë edhe në Ferizaj! Më konktretisht nga Petriti i SHIK-ut apo nga Ilmi Reçica i PDK-së. e thanëe vetë. E zbuluan vetë nëntokën e tyre politike. Faton Topalli i Vetëvendosjes i ka tregu Dugagjin Goranit, I cili iku nga “Zmija” (Shqip – Gjarpni- dëshifrimi edhe më shqip Hashim Thaçi). Pra sipas bisedës së Faton Topallit, në Kosovë edhe më tutje po vepron Petriti i SHIK-ut apo Elmi Reçica i PDK-së, ndërkaq Dugit të VV-së më shumë i pëlqen serbishtja se sa shqipja. Prandaj Hashim Thaçin e quan “Zmija” e jo “Gjarpni!”

Afera “Pronto 3” edhe njëherë ka dëshmuar se Vetëvendosje është “pjellë e keqe” e PDK-së ndërkaq PDK-ja, alias SHIK-u është E KEQJA E MADHE e vendit tonë.

Në një situatë të tillë, të gjitha partite e tjera, sillen e pështillen “si pordha nëpër tirqi” nëpër këmbët e PDK-së alias SHIK-ut. Kjo i bie se të gjitha partitë tjera në vendin tonë ose kanë qenë dhe janë nën kontroll të SHIK-ut ose kanë qenë dhe janë në bashkëqeverisje me PDK-së.

Parollat “kurrë më me PDK-në!” kanë qenë mashtrim për elektoratin!

Nën gjirin e PDK-së kanë përfunduar të gjitha partite e tjera politike, edhe LDK edhe AAK, edhe AKR. E sipas aferës së fundit “Pronto 3” po dëshmohet se edhe Vetëvendosje është “produkt” i PDK-së – SHIK-ut që ka dalë nga “zorra e trashë!”

Shtrohet pyetja, cila parti politike në vendin tonë mbeti “e pastër”?

Asnjëra!

Mund të flasim për individë të pastër, shumica prej tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Të tjerët janë “pjellë e keqe” e LPK-së, e PDK-së apo e SHIK-ut!

Ndërkaq Vetëvendosje po del të jetë një konglomerat interesant! Dugi e Faton Topalli janë “kopja më origjinale” e Vetëvendosjes së “prodhuar” nga SHIK-u i PDK-së!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.