Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka folur për çështjen e demarkacionit dhe qëndrimin e LDK karshi kësaj teme.
Selmanaj në emisionin “Infobox”, të rtv Dukagjini ka thënë se LDK do ta përkrahë qeverinë për demarkacioni në qoftë se i ka numrat.
“Ne kemi marrë vendim dhe do ta votojmë demarkacioni nëse kjo Qeveria Haradinaj i ka numrat që ta kalojë këtë çështje”, ka deklaruar Selmanaj, raporton Gazeta Blic.
Deputeti i LDK-së, ka thënë se vet PDK e Kadri Veseli e di shumë mirë që nuk i ka numrat që demarkacioni të kalojë.
“Z.Veseli e di shumë mirë për votat që i kanë ai e di mirë që nuk i kanë të gjitha votat për demarkacioni”, është shprehur ai.
Ndërkohë, kujtojmë se shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ditë më parë ka thënë se nuk janë votat e mjaftueshme për ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, raporton Gazeta Blic.
“E kam thënë edhe më herët, po e them prapë, që ne nuk i kemi votat. Ndoshta në të ardhmen do t’i bëjmë, mirëpo momentalisht nuk i kemi”, ka thënë ai, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ku u vendos për formimin e Komisionit Parlamentar për MSA-në.