fbpx

Driton Selmanaj i jep një ”goditje” Ramush Haradinajt

  08 Dec 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

Selmanaj ka thënë se është shumë gabim që kryeministri dhe pjesa më e e madhe e kabineti të tij janë duke munguar sot.

Në kohën kur Seanca po mbahet për shqyrtimin e programit qeverisës, Selmanaj ka thënë se dje kam menduar se kryeministri është kfjellë.

Ai më tej ka thënë se ka qenë kryeministri ai i cili muaj më parë ka thënë se ka punë më të mençura për të bërë sesa t’i dëgjoj pyetjet e kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.“Patë ike prej Kuvendin sikur pas disa ditëve kur erdh në Kuvend dhe tha “kam punë ma të mençme” edhe iku prej Kuvendit.

Dje kam mëndu që kryeministri është kthjell. E unë po them se nuk ka gjë ma të mençme sesa me ardhë edhe me jap përgjigje këtu në Kuvend dhe këta duhet me kuptu secili edhe kryeminsitri”, ka deklaruar Selmanaj, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, programi i Qeverisë dje është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se është fokusuar në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimet euro-atlantike.Ky program është kritikuar nga opozita, e cila ka thënë se është kopje e punëve të pa kryera nga qeveritë e kaluara dhe që nuk specifikon se si do të zgjidhen çështjet që janë në të.