Trajneri më i suksesshëm në sportin kosovar, Driton Kuka sot feston ditëlindjen, derisa sipas tij, ka shumë arsye që kjo ditëlindje të jetë më e veçantë se nga të tjerat.
Vet Kuka përmes një statusi në Facebook këtë ditëlindje e ka cilësuar si të veçantë pasi nxënësit e tij i sollën shumë medalje Kosovës.
“Ditëlindja ime … Sivjet Lojërat Evropiane dhe Botërori më sollën dhuratat më të mira për ditëlindjen time!Vite janë bë mjaftë s’po e theksoj numrin se po ndjehem ende i ri”, ka shkruar Kuka.