DRESHAJ I PËRGJIGJET KRYETARIT TË LDK-SË PËR REZULTATIN NË ISTOG

  17 Dec 2017

Gani Dreshaj nga radhët e AAK-së, ka falënderuar qytetarët e Istogut të cilët dolën për të zgjedhur të parin e komunës edhe për katër vjetët e ardhshme, ndërsa ka bërë me dije se nuk do të lejojë që fitorja t’i merret në tavolinë.

Pas fjalëve të Isa Mustafës se ka fakte që votat në Istog janë numëruar gabimisht, Dreshaj ka thënë se nuk do të lejojë që t’i merret “fitorja nga duart”.

“Istogu votoi për të tretën herë për ndryshim. I falënderojë qytetarët e Istogut për këtë mundësi, ani pse për fajin e dikujt tjetër u desh të dilej në votime”, ka thënë Dreshaj.

“U rikonfirmua fitorja ime përsëri dhe më nuk do të lejoj që të më merret fitorja në tavolinë. Tani pres rezultatet me postë dhe me kusht për të thelluar rezultatin e fitores”, ka shkruar Dreshaj në profilin e tij në Facebook.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.