DREJTORI I RTK-SË: ME I PAS VJEDHË PARTITË E TJERA KUTITË ASHIQARE QYSH KISH ME REAGUAR VV-JA

Drejtori gjeneral i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka komentuar pamjet e një videoxhirimi që është bërë publik gjatë ditës, ku shihen njerëz të Lëvizjes Vetëvendosjes duke vjedhur vota.

Shala, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se për këto fakte s’po guxon askush të marrë masa.

Ky është postimi i plotë i tij:

Çka ja u merr mendja me i pas vjedh kutitë e votimit tjerat parti kështu ashiqare qysh po shihen ne video, qysh kish me reagua VV edhe gjykatat e ‘pavarura’ te Kosovës? Duhet me ua bë Hallall, s’po guxon kush me u n’i prej tyre, se për gjykatesa e gjykata ishalla zoti na ruan!