Drejtori i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Rexhep Sjarina, ka përfunduar duke argëtuar me mikrofon në dorë të pranishmit në një bar në mbrëmjen e 28 tetorit.
Ai këndon këngë popullore e patriotike në një lokal në kryeqytet, teksa në brez ka ende këllëfin e revoles zyrtare teksa ai qëndron ende në karrigen e shankut në lokal.
Drejtori i Policisë në Rajonin e Prishtinës, vazhdon këngën në lokalin ku shkelet ligji i duhanpirjes që ndalon pirjen e duhanit në lokale, raporton Insajderi.
Sjarinës gjatë argëtimit nuk i ka penguar fare shkelja e ligjit që është bërë, pirja e duhanet në ambientet e mbyllura. Madje drejtori i Policisë në Prishtinë, videon e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
E në Facebook, drejtori ka marrë shumë lavdërime për talentin e tij në këndim nga shoqëria e tij në këtë rrjet social.
Edhe ata kanë harruar shkeljen e ligjit nga ana e drejtorit të Policisë në Rajonin e Prishtinës.