Dramatizohet gara për Prishtinën: Këto janë zvillimet e fundit!

  20 Nov 2017

Gara për Prishtinën cdo herë e më tepër po shkon drejt një dramatizimi.

Është deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ai i cili në emisionin “Interaktiv” të KTV-së është shprehur i bindur se Arban Abrashi do t’i fitoj zgjedhjet.

Ai ka thënë se epërsia e Shpend Ahmetit do të zvogëlohet, raporton Gazeta Blic.

“Jnë gjithsejtë 2158 vota që nuk janë numëruar, dhe se shpresojmë që këto vota do ta përmbysin rezultatin”, tha ai.

Selmanaj ka paraljëmruar se LDK shumë shpejt do të bëjë ankesa në PZAP.

Ai ndër të tjera ka thënë se LDK është dëmtuar për disa vota, dhe se për këto vota, partia e tij do të bëjë shumë shpejt ankesat në organet gjegjëse.