Dorezohet kryministri i Kosoves

  05 Oct 2017

Haradinaj: Aktualisht s’ka se si të ndërhyhet për Demarkacionin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për çështjen e Demarkacionit janë duke e kërkuar të vërtetën , duke shtuar se versioni aktual është gabim.

“Tani ne jemi realist në të gjitha temat. E dimë obligimin që i del Kosovës në reformat e brendshme në rend dhe ligj, në çrrënjosje të korrupsionit. Pra, nuk është vetëm një vlerësim. Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, po edhe të gjithë na drejtohen me një përkrahje të pa rezervë, që Kosova të përmirësojë gjendje në rend dhe ligj, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit”, ka thënë kryeministri në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ndërsa, edhe tema e Demarkacionit është temë e cila ka filluar dhe po procedohet më tutje. Për ratifikim në versionin që është, Kosova nuk i ka dy të tretat (e votave në Kuvend). Pra, duhet gjetur një zgjidhje, por nuk i ka dy të tretat për ratifikimin e versionit ekzistues:m ka shtuar ai.

 

Ai ka thënë se në gjendjen e tanishme për Demarkacionin s’ka se si të ndërhyhet në të.

“Në gjendjen e tanishme askush nuk ka se si të ndërhyjë, për shkak se është një gjendje e atillë, ku Mali i Zi e ka ratifikuar Marrëveshjen dhe e ka kryer obligimin e vet nga një marrëveshje paraprake. Kurse Kosova nuk po arrin ta ratifikojë në Parlament me shpjegimin se të gjeturat janë gabim”, ka thënë më tej kryeministri gjatë kësaj interviste.

Kryeministri e ka ripërsëritur se versioni aktual është gabim dhe duhet gjetur zgjidhje.

 

“Pra, versioni ekzistues është gabim nga Komisioni (paraprak). Tani ne jemi në proces për të gjetur të vërtetën dhe vetëm pasi ta kemi një gjendje çfarë do të na ndihmojë që ta hapim temën, atëherë po do t’i drejtohem në fillim partnerëve politikë të gjithëve në Kosovë, po edhe partnerëve ndërkombëtarë që të trajtohet kjo temë në përputhje me substancën”, vazhdon tutje të sqarojë kryeministri.

“Ekzistojnë proceduara standarde mes vendeve kur kanë konteste të tilla dhe ne nuk bëjmë përjashtim, pra janë vende të BE-së ose vende të NATO-s. Andaj, edhe ne nuk bëjmë përjashtim do t’i respektojmë ato procedura”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka kërkuar mirëkuptim nga shteti i Malit të Zi rreth kësaj çështjeje të ndjeshme.

 

“Është disi ta quaj ashtu një angazhim që është në dobi, sepse avancimi i Malit të Zi drejt NATO-s, drejt BE-së, avancimi i Kosovës, zgjidhja e të gjitha temave të hapura, lehtëson agjendën edhe evropiane edhe të NATO-s, po edhe të Amerikës për rajonin. Edhe në jemi të interesuar që të mbërrimë te një zgjidhje. Duhet ndihma edhe mirëkuptimi edhe i palës malazeze”, ka thënë ndër tjera kryeministri Haradinaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.