Profesoresha e Ekonomikut, Justina Pula, ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e Shefes së Forumit të Gruas në PDK. Në një bisedë të shkurtër për Express, Pula-Shiroka ka thënë se moti ka ndodhur një gjë e tillë. Ndërkohë, zyrtarët e PDK’së nuk kanë dashur të komentojnë më shumë këtë lëvizje të zyrtares partiake. Madje, Basri Musmurati ka thënë se një informacion i tillë nuk është i saktë.
Justina Pula-Shiroka, përpos pozitës së profesoreshës në UP, së fundmi është bërë edhe anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Por, duket se Pula-Shiroka ka dhënë dorëheqje prej pozitave partiake që ka mbajtur në PDK.
Ajo e ka dorëzuar letrën e dorëheqjes prej pozitës së Shefes së Forumit të Gruas së PDK’së.
“Moti ka ndodhur. Faleminderit shumë…”, ka thënë zyrtarja e deritashme e PDK’së, kur është pyetur se pse ka dhënë dorëheqje prej Forumit të Gruas së PDK’së.
Theme : Good News Lite