Doni punë në Zvicër, këto janë sektorët ku ka më së shumti vende të lira

Doni punë në Zvicër, këto janë sektorët ku ka më së shumti vende të lira

  12 Apr 2019

Përafërsisht, sipas mediave lokale, janë identifikuar rreth 7 për qind më shumë vende të lira të punës në Zvicër, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019.

Sipas Indeksit të Tregut të Punës në Grupin Adecco, në Zvicër ka pasur rritje të konsiderueshme në treg në të gjithë sektorët profesional krahasuar me vitin e kaluar.Po sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, gjetjet e raportit tregojnë një kërkesë në rritje në sektorë të caktuar me më shumë reklama për punë për shërbyesit civil dhe mësuesit.

“Ne supozojmë se numri gjithnjë e më i madh i fëmijëve në moshë shkollore është duke rezultuar në punësimin e stafit më shumë mësimdhënës, por ne gjithashtu po vëmë re një ngritje të reklamave për punë në fushat e shkollave parashkollore dhe pas shkollës së mesme”, ka thënë Anna von Ow nga Monitoruesi i Tregut të Punës në Zvicër.

Kështu, siç thuhet tutje, në fillim të vitit 2019, kompanitë zvicerane gjithashtu po kërkonin 16 për qind më shumë menaxherë të mesëm dhe menaxherë projekti dhe 13 për qind më shumë specialistë të IT dhe teknologjisë.Në këtë drejtim bëhet e ditur se në disa muaj të vitit 2019, sektorët e mëposhtëm kishin numrin më të madh të vendeve të lira:

1) Mësues dhe profesionistë të arsimit

2) Nëpunës publikë3) Specialistë të IT dhe teknologjisë

4) Menaxhimi i mesëm dhe pozicione të menaxhimit të projektit5) Ndërtim dhe rinovime6) Profesione teknike7) Punë shëndetësore, si dhe8) Shërbimet e mikpritjes dhe pastrimit

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.