Do të ketë një tjetër koncert të Unikkatilit me TBA në Prishtinë?

  28 Sep 2017

Ndonëse kohët e fundit nuk kanë qenë shumë aktivë si ‘label’, disa prej anëtarëve të TBA-së, nuk pushuan, por sollën projekte solo.

Ndër më aktivët ishte Kobra, i cili lansoi disa këngë gjatë vitit të kaluar.

“Gangsta”, “Deja Vu” dhe së fundi bashkëpunimi me “Kass” ishin projektet që ai solli, derisa 2017-ën e nis me një sukses të garantuar.

Në një intervistë për KTV-në, Kobra ka thënë se bashkëpunimi i radhës dhe i pari për këtë vit, vjen më 6 shkurt dhe atë, me një nga reperët më të preferuar për publikun shqiptar, Unikatil.

Muaji shkurt sjell projektin më të ri të Kobrës, megjithëse kjo nuk është dhurata e vetme për adhuruesit e muzikës së tij. Ai ka një kohë që është në përgatitje e të albumit, i cili siç bën të ditur emisioni “Express”, parashihet të publikohet po gjatë muajit shkurt.

Ai me Unikatilin nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm që reperi shqiptar do të lansojë gjatë këtij viti. Por, pa u ndalur shumë te këto, ai bën të ditur se mysafir i albumit të tij më të ri është 2po2.

Një lajm i mirë për adhuruesit e flaktë të labelit ‘‘TBA’’ është se do të ketë përsëri një koncert në Prishtinë, sikur ai i 15 korrikut të vitit 2012.

Albumi “Rrugës”, i cili ka të bëjë me jetën e reperit shqiptar, përmban gjithsej 14 këngë, të padëgjuara më parë.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.