Do të habiteni, sulmuesi kosovar do të luajë për Kombëtaren e Malajzisë

Do të habiteni, sulmuesi kosovar do të luajë për Kombëtaren e Malajzisë

  03 Apr 2019

Liridon Krasniqi po u rikthehet ndeshjeve ndërkombëtare.

Liridon Krasniqi pritet të jetë futbollisti i parë shqiptar që do të përfaqësojë kombëtaren e Malajzisë.

Lajmi konfirmohet nga vetë Federata Malajziane e Futbollit, e cila njofton se procesi për pajisjen e 27-vjeçarit me dokumentacionin e nevojshëm është drejt fundit.

Sulmuesi aktivizohet prej 5 vitesh në këtë kampionat, dhe duke qenë se nuk është në planet e Kombëtares shqiptare apo dhe përfaqësueses së Kosovës, vendosi t’i bashkohej Malajzisë.

Kujtojmë që më herët Krasniqi ka veshur 1 herë fanellën e Kombëtares Shpresa në vitin 2011-të, si dhe 3 herë fanellën e Kosovës, gjatë sezonit 2014-2015, para se “dardanët” të pranoheshin në FIFA.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.