Do ta rrezojme qeverine me 23 tetor!

Nga tubimi i sotëm i organizuar me punëtorët e arsimit, kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri dha zotimin se Autostrada Gjilan-Prishtinë do të filloj të ndërtohet, duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër,

“Ose ka me u nis Autostrada, përndryshe do ta rrëzojmë qeverinë më 23 tetor. Alternativë tjetër nuk ka. I siguroj gjilanasit e mi për këtë”, ka thënë Haziri.