Kështu ka thënë deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në “Interaktiv” të KTV-së.
“Jemi 59 deputetë dhe na duhen vetëm edhe dy deputetë, që jodomosdoshmërisht duhet të jenë të Listës Serbe për të kërkuar mocion votëbesimi për qeverinë”, ka thënë Abdixhiku, teksa ka shtuar se nuk ka kurrfarë arsye që kjo qeveri të vazhdojë të punën kështu siç është e varur tërësisht nga Serbia.
Ai ka komentuar edhe premtimet që Haradinaj i ka thënë, përfshirë atë për liberalizim vizash në një afat rekord.
“Ne e kemi ditur që ajo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Abdixhiku, derisa ka përmendur problemin e demarkacionit.
“Pacolli shkon në Podgoricë për të lutur autoritetet atje për një problem që është i Kosovës, Haradinaj shkon në Tiranë ku merr një përgjigje që të mos vazhdojë të bëjë rolin e opozitarit, e më pas shkojnë edhe në Bruksel e në NATO dhe marrin të njëjtat përgjigje. Nuk e di nëse ka kuptim që kjo qeveri të vazhdojë punën kësisoj”, ka thënë Abdixhiku