Djali i Limajt merr dy pozita në ministrinë e Nismës

  12 Dec 2017

Zv/kryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën e ka rehatuar djalin e tij, Durimin, me të ardhë në pushtet partia e tij.

Durimi ka marrë post të lartë politik në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) e cila udhëhiqet nga Bajram Hasani i Nismës për Kosovën, shkruan lajmi.

Durim Limaj në këtë ministri është emëruar Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef i Kabinetit të Ministrit.

Djali i Limajt e ka marrë këtë pozitë më 7 dhjetor, pesë ditë më parë, derisa emri i tij tashmë figuron edhe në ueb-faqen e MTI-së.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.