fbpx

Diplomacia austriake: Përfaqësuesit e LDK-së ishin spiunë të milicisë serbe (Dokument)

  23 Dec 2017

Pas ofensivës së vitit 1998 kundër pozicioneve të UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, autoritetet serbe kishin formuar në disa fshatra të Gjakovës, por edhe në një pjesë të qytetit “milicinë lokale”, raporton Gazeta NewBorn.

Në masë të madhe, pjesë e kësaj “milicie” ishin edhe aktivistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që kishin pranuar me dëshirë t’i shërbenin Serbisë, derisa pjesa tjetër e popullsisë vritej, maltretohej dhe dëbohej nga shtëpitë e tyre.

Konstatimin se shumë përfaqësues të LDK-së ishin spiunë të autoriteteve serbe në Komunën e Gjakovës e japin edhe diplomatët austriakë.

Në një dokument zyrtar të siguruar nga Gazeta NewBorn, ku më 28 shtator 1998, diplomati austriak në Beograd, Jan Kickert, i raporton Vjenës zyrtare, thuhet se shumica e përfaqësuesve të LDK-së për një kohë të gjatë kanë qenë të njohur si “spiunë të milicisë”.

“Kolegët britanikë janë takuar me Kryetarin e Gjakovës (kryetarin serb në vitin 1998) dhe në ndërtesën e komunës kanë takuar edhe katër “koordinatorë të sigurisë”, të cilët kishin ardhur për të raportuar (të hënën dhe të martën ditët e përcaktuara). Koordinatorët e sigurisë ishin të uniformuar dhe me mbishkrime të veçanta.

Në ditët e ardhshme do të pajisen edhe me armatim të lehtë dhe municion të kufizuar. Në rast se shohin terroristë, ata janë të sugjeruar që mos të ndërmarrin vetë veprime, por të thërrasin sa më shpejtë policinë apo ushtrinë”, thuhet në raportin e diplomatit austriak për Vjenën zyrtare.

Sipas diplomatit Kickert, kolegëve britanikë të tij i ishte dhënë nga kryetari serb edhe një listë me emra të “koordinatorëve të sigurisë” nga vendbanime të ndryshme. “Shumica e përfaqësuesve të LDK-së për një kohë të gjatë kanë qenë të njohur si spiunë të milicisë”, raporton diplomati austriak Jan Kickert. Në fund, ai vlerëson se iniciativa e serbëve për të krijuar milicinë lokale nuk mund të merret seriozisht dhe nuk do të ndikojë në qetësimin e situatës apo në krijimin e besueshmërisë së shqiptarëve.

Pjesë e kësaj “milicie” ishin dhjetëra shqiptarë, të cilët përmes një marrëveshje me ish-shefin e policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja), i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve, u bën përfaqësues të disa fshatrave të Gjakovës