Dikur president i Barcelonës, sot familja e tij s’ka bukë për të ngrënë

Sandro Rosell dikur ishte president i Barcelonës dhe shkruante historinë e futbollit me Pep Guardiolën duke fituar gjithçka, por jeta e tij sot ka ndryshuar plotësisht.

Katalanasi vazhdon të jetë në burg, “i kapur mat” duke kryer evazion fiskal.

Avokati i tij, Pau Molins, ka zbuluar se familja e Rosellit po vuan shumë, aq sa nuk ka bukë të hajë, thënë sa më natyrshëm për veshin e lexuesve.

Ja çfarë ka deklaruar ai:

Gjashtë muaj në burg është dramë për çdo familje.

Gruaja dhe fëmijët e tij po jetojnë falë bujarisë së njerëzve të afërt.

Nëse do të ishin vetëm, nuk do të kishin as bukë për të ngrënë.

Policia ia ka marrë të gjitha.

Ka qindra mënyra të tjera për t’ia hequr lirinë dikujt që mendohet se ka kryer një krim.

Mund t’i vendoset diçka në duar ose t’i merret pasaporta”.

TEMAT :BarcelonaSandro Rosell