Detajet e fundit nga vrasja në Skenderaj!

  09 Dec 2017

Një grua është vrarë dhe motra e saj me bashkëshortin janë plagosur rëndë nga i dyshuari Xh.T. i cili është edhe bashkëshorti i gruas së vrarë. I dyshuari është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma. Motivet e veprës ende nuk janë bërë të ditura.

Agim Prokshi, babai i dy vajzave, njëra prej të cilave ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga bashkëshorti ka thënë se nuk i di arsyet duke treguar se vajza e tij ka tash e 13 vjet që është e martuar dhe ka edhe fëmijë me dorasin.

I dyshuari është arrestuar nga policia e cila ka konfiskuar edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Pas plagëve të marra, të plagosurit fillimisht ishin dërguar në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Të dy të plagosurit vazhdojnë të jenë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njeri prej tyre në Intensivë.

Policia nuk i ka bërë të ditura motivet ndërsa ka njoftuar se janë duke vazhduar hetimet për rastin.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.