Detaje, ja si u gjet 15 vjeçari i humbur

  13 Dec 2017

Pal Hiseni, 15-vjeç nga Gjakova, ishte raportuar i humbur nga babai i tij Nika.
Policia e Kosovës kishte nisur kërkimet intensive për ta gjetur Palin.Vetëm një ditë pasi u raportua i humbur, Policia e Kosovës e gjeti atë shëndosh e mirë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Pali është gjetur nga Policia e Fushë Kosovës, afër ndërtesës së Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.Për gjetjen e tij menjëherë është informuar Stacioni Policor i Gjakovës, ku zyrtarët e saj janë nisur menjëherë në drejtim të Fushë Kosovës për ta marrë Palin e gjetur.“Me datën 13.12.2017, rreth orës 21 e 35 minuta, njësiti reagues i Stacionit Policor në Fushë Kosovë, në afërsi të objektit të AKI-së, ka takuar personin: Pal (Nik) Hiseni, i lindur në vitin 2002, i cili është raportuar si person i humbur me datën 12 dhjetor 2017 në Stacionin Policor të Gjakovës”, ka thënë për Indeksonline një zyrtar policor.Sipas tij, personi është sjellë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.Lidhur me këtë rast është njoftuar Stacioni i Policisë në Gjakovë, ku një njësi e policisë është nisur në drejtim të Fushë Kosovës për ta marrë personin e gjetur.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.