fbpx

Dështon edhe debati në ‘Interaktiv’ mes Ahmetit e Abrashit, Ja kush iku kesaj radhe…

  16 Nov 2017

Pasi nuk pranoi të shkonte në Rubikon të KTV’së, Shpend Ahmeti zgjodhi një moderator tjetër në KTV. Mirëpo, kjo duket të jetë bërë me qëllim, pasi Arban Abrashi nuk do të jetë aty, pasi sipas LDK’së, ai ka caktuar agjendën më herët.

Doruntinë Maloku, deputete e LDK’së, i ka thënë Metros se Arban Abrashi me Shpend Ahmetin janë dakorduar më herët për 5 debate, ndërkaq sipas saj, në KTV janë marrë vesh për Rubikon ku Ahmeti nuk mori pjesë, shkruan gazetametro.net.

‘Ne jemi marrë vesh për 5 debate në 5 televizione. Ne kemi shkuar në KTV, në Rubikon, Ahmeti nuk ka ardhur, andaj Arbani sonte është në 21 pasi ka caktuar agjendën më herët’, ka thënë Maloku.

Ndërkaq, brenda shtabit të LDK’së thonë se Arbashi e ka pritur Ahmetin në secilin debat, mirëpo ai nuk erdhi në Rubikon. Sipas tyre, Abrashi do ta pres në 21 e RTK, mirëpo jo në KTV pasi aty është kryer debati i paraparë.

Ndryshe, Shpend Ahmeti vendosi të mos shkonte në Rubikon ku u paraqit Arban Abrashi. Pas debatit në Klan Kosova, ai s’pranoi të përballet me Abrashin në Rubikon por, siç raportuan disa media, ai donte të mbahej debati në Interaktiv. Kjo gjë u vërtetua ditën e sotme ku VV’ja njoftoi se Shpend Ahmeti do të jetë në Interaktiv./gazetametro.net