Dëshmitë e Zekeria Canës: Kush e hartoi listën e pushkatimeve? Kush jepte urdhra gjatë luftës: Nuk ka armë për ata që janë me Ibrahim Rugovën?
Dr. Zekerie Cana, akademik, historian dhe veprimtarë i shquar, falë Zotit i ka shpëtuar atentatit që ia ka përgatitur qendra e krimit të organizuar, SHIK-u i ,,Zekës’’-LPK-së, për të vetmin shkak se ai i ka përkrahur institucionet shtetërore të ndërtuara nga LDK-ja dhe Dr. Ibrahim Rugova.
Zekeria Cana, në librin e tij ,,DITARI I ROBËRISË’’ ( Vëllimi i parë dhe i dytë, botuar në Prishtinë më 2000) na jep të dhëna të rëndësishme për veprimtarinë kriminele të qendrës së krimit të organizuar në Kosovë. Dëshmitë e tij po i shënojmë pikë për pikë siç i ka shënuar në librin e tij:
E hënë, 5 tetor. ,,Biseda me veprimtarin e palodhur Osman Cacaj është me shumë interes, se plotëson njohurinë time mbi zhvillimet gjatë kësaj pranvere-vere dhe sidomos atë për UÇK-në. Shkoqis gjykimin e bashkëbiseduesit me besnikëri dhe saktësi të plotë’’: ,, UÇK-ja për nga guximi, trimëria dhe vetëmohimi është për çdo lavdatë, kurse për nga organizimi jo. Populli do nga një ushtri çlirimtare disiplinë, rregull, komandë. Kjo mungonte në fillim. Ndërkohë, erdhën oficerët e shkolluar që ta marrin në dorë organizimin e luftës, por u dolën kokëqarje dhe probleme. Mospajtimet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet krahut të Jakup Krasniqit dhe atij të drejtuar nga ushtarakë profesionalistë, erdhën duke u trashur aq sa erdhi puna deri te lufta vëllavrasëse. Populli mbështeste krahun e dytë’’.
,,Atyre që hynë në UÇK me ngjyrime politike marksiste-leniniste, nuk do t’ua fal kurrë historia, sikurse është i pafalshëm edhe rasti kur luftëtarët e lirisë dalin në Shqipëri dhe atyre u thuhet troç: për ata që janë me Rugovën s’ka armë. Kjo e ka dëmtuar shumë luftën çlirimtare dhe ka vrarë shpirtin luftarak të njerëzve tanë.’’
,,Në Rrafshin e Dukagjinit ka pasur edhe veprime të pa përmbajtura dhe sjellje të papërgjegjshme nga ana e një pjese të UÇK-së. Prandaj, në një tubim të 56 fshatrave të komunës së Deçanit dhe të Pejës, përfaqësuesit e Beranit e ngritën çështjen e keqtrajtimeve, kërcënimeve, rrëmbimeve dhe likuidimeve të njerëzve pa kurrfarë faktesh. Të mos flasim për ndalimin dhe keqtrajtimin e gazetarëve tanë dhe të huaj”. (Shiqo: ”Ditari i robërisë’’- 2. fq. 62-65).
Dr. Zekeria Cana flet edhe për listën e pushkatimeve që i është dërguar redaksisë së ”Bujku” në Prishtinë nga Qendra e krimit.
” E martë, 6 tetor. Në redaksinë e Bujkut marr vesh se me faks ka mbërrijtur një material shumë i keq që e ka në dorë kryeredaktori Avni Spahiu, ma jap tekstin e dërguar më 2 tetor dhe më thotë se i ka ardhur keq të më shqetësojë. I hedh një sy. Titulli: ,,Të dënuar me vdekje për shkak të tradhtisë’’. Renditen emrat: 1. Ibrahim Rugova, 2. Bujar Bukoshi, 3. Ahmet Krasniqi, 4. Naim Maloku, 5. Xhafer Shatri, 6. Nexhmedin Spahiu, 7. Mere Baze, 8. Enver Maloku 9. Sabri Hamiti, 10. Zekeria Cana.
Në fund të tekstit: ,,lista vazhdon”.
Kjo shpallje dënimi e dalë me siguri nga LPK-ja, më saktë nga komunistët në Perendimit të konvertuar në socialistë, të cilëve ua kanë shkelur syrin ata të Kosovës që hiqen si demokratë, i ka rënë në dorë të gjitha redaksive të Prishtinës. I është adresuar Ali Aliut, por nuk dihet cilit, se janë dy, nga Prespa dhe nga Presheva”.( Shiko: Ditari i robërisë-2 fq. 64-65)
Zotëri Cana e bënë të ditur tentim vrasjen që u bë ndaj tij nga Qendra e krimit të organizuar, SHIK-ut, të Xh.Halitit dhe LPK-SË.
” E hënë, 14 dhjetor. Bie telefoni. Personi prezentohet me emër dhe mbiemër( Avdi Kabashi), por më është i panjohur. Thotë se donë t’i bëj,,dy llafe shumë të rëndësishme’’. I tregoi ku bie shtëpia ime, nuk vonon dhe vjen vetë i dyti, shumë i brengosur. Është i dalë nga Zhabeli i Dushkajes në Zahaq të Pejës. Informata e tij, sa është me shumë interes, aq më lë edhe pa gojë. Shënoj pikë për pikë atë që dëgjoj: ’’
,,Gjatë kësaj vjeshte jepet urdhëri për likuidim e deputetit Rrok Berisha, por pjesëtari i UÇK-së nuk zbatoi atë; Tun Markui i Bardhaniqit u vra nga dora e Togerit. Edhe e shoqja e pësoi fatin e tij dhe u varros diku më larg; Në Voksh vajza e re së pari përdhunohete mandej masakrohet. Kur Ramush Harajdinaj zhvilloi bisedimet e marrëveshjes me Tahir Zemën në Prapaqan, i pranishim ishte edhe Togeri, i cili nuk donte të tregonte identitetin e plotë’’.
,, Avdiu më sjell dy pusulla. E para është nga Xheki( Xhevdet Kelmendi nga Zahaqi), i cili më shkruan se më 2 nëntor të këtij viti ai, vetë i katërmbëdhjeti, u largua nga njësiti i UÇK-së në Zhabel pas asaj që më ndodhi më 31 tetor. Ai thekson se urdhëri i prerë ishte jo vetëm të ma marrin veturën, por edhe të më vrasin. Xhevdeti me shokë nuk e zbatoi urdhërin në Zhabel dhe qysh nga ai moment ishin të rrezikuar. Tashti ai kërkon rrugëdalje”.( Shiqo: ”Ditari i robërisë’’-2 fq, 135-136.)
E diel, 20 shtator UÇK ndalon 13 deputetetët e Ibrahim Ruovës në Qirez të Drenicës
Lajm shumë i i keq. Në Qirez të Drenicës, ku janë strehuar rreth 20 mijë frymë të zhvendosura nga fshatrat e ndryshëm, policia sekrete e UÇK-së ndalon deputetët dhe veprimtarët e partive politike: Gjergj Dedaj, Nekibe Kelmendi, Jusif Talaku, Agim Krasniqi, Sokol Blakaj, Sanije Aliu, Veli Bytyqi, Simon Augustini, Kurtesh Devaja, Çaush Bajrushi, Hasim Dërmaku, Halim Mujku, Mehdi Bardhi, Milaim Kadriu dhe Musa Binaku. N.Kelmendi dhe S.Aliu lirohen, kurse të tjerët mbetën në arrest. Ky delegacion i kryesuar nga Gj Dedaj (nënkryetar i Kuvendit të Kosoves) që përfaqëson katër partitë politike si dhe Sindikatet e pavarura, pasi kishte qëndruar në disa zana të luftës, doli edhe në Drenicë për të qenë në mesin e popullit dhe për t’iu gjetur atij në dërgimin e ndihmave, por edhe për të marrë kontakt me UÇK-në. Ajo me siguri do të prononcohet për të sqaruar opinionin për arsyet e arrestimit të këtij delegacioni.
E hanë, 21 shtator. UÇK-ja del pa u vonuar me komunikaten e saj nr. 54 për të ritheksuar se ,,institucion faktik dhe i vetmi sot në Kosovë është lufta jonë çlirimtare’’që domëthenë se ajo nuk e njeh hiç fare Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit, Qeverinë dhe asnjë organ e institucion tjetër. Në komunikatë nuk zihet në gojë mbajtja në arrest e 13 përfaqësuesve të partive politike, por lihet të kuptohet se fjala është për ata. Të arrestuarit vihen fare kollaj në kategorinë e emisarëve që kanë hyrë në shërbim të armikut, bile duke zhvilluar luftë speciale kundër luftës sonë çlirimtare dhe vetë UÇK-së, barazohen me kolaboracinistët, identifikohen me veprimtarët politik që mbjellin disfatizëm, zhvillojnë fushatë kundër UÇK-së dhe kërkojnë nga populli të ia dorzojnë armët armikut serb. Më tej nënvizohet se ,,të gjithë emisarët e armikut dhe përhapësit e luftës speciale, kushdoqofshin ata do të trajtohen sipas ligjeve në rrethana lufte’’.( Shiko: ,,Ditari i robërisë -2’’ fq. 45-47)