fbpx

“Der Standard” shkruan për vrasjet në Dukagjin: Si filloi konflikti dhe torturat ndaj familjes Musaj nga Haradinajt

  13 Dec 2017

Gazeta austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull veprimtarisë së kryediplomatit të Kosovës Behgjet Pacolli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për këtë të fundit, gazeta ka përmendur ndër të tjerash edhe akuzat për torturë ndaj familjes Musaj në vitin 2000.

 

Pas luftës kishte «larje hesapesh» mes UÇK-së dhe FARK-ut, një grup tjetër i armatosur. Në kuadër të këtyre «larjeve të hesapeve» shpërtheu një ngatërresë mes familjes Haradinaj (UÇK) dhe familjes Musaj (FARK). Gjatë një shkëmbimi të zjarrit në kuadër të kësaj ngatërrese në vitin 2000 Ramush Haradinaj u plagos dhe u dërgua me helikopter në kampin ushtarak amerikan Bondsteel. Që nga atëherë ai – për shkak të lëndimit të fytyrës – ka një defekt të lehtë në të folur. Në vitet pas luftës u vranë disa njerëz të FARK-ut. Mes tyre edhe Sinan Musaj, anëtar i klanit Musaj. Vëllai i Ramush Haradinajt, Dauti, u dënua më 2002 për shkak të kësaj vrasjeje dhe të tre të tjerëve.

Vrasjet e dëshmitarëve

Vdekjen nuk e gjetën vetëm anëtarët e FARK-ut, por edhe të tillë që ishin të gatshëm të dëshmojnë për rastet e vrasjeve. Tahir Zemaj pritej të ishte dëshmitari kryesor kundër Daut Haradinajt. Ai dhe djali i tij Enisi dhe nipi i tij Hyseni u vranë midis rruge në janar të vitit 2003. Pastaj radha u erdhi atyre që u përpoqën ta hetojnë rastin: në nëntor 2003 u vranë policët Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj ndërsa po shkonin në punë. Kur AAK e Ramush Haradinajt u bë pjesë e qeverisë, vrasjet morën fund. Vetë Ramush Haradinaj u bë kryeministër. Por, në vitin 2005 u vra në veturën e tij një vëlla tjetër i Ramushit, Enver Haradinaj.

Jo dënime nga Tribunali i Hagës

Në fakt në 2005 Haradinaj shkoi vetë në burgun e Hagës, ku ai u akuzua për krime lufte gjatë luftërave të Jugosllavisë. Në procesin kundër Haradinajt gjykata konstatoi se ka qenë vështirë t’i bind dëshmitarët të flasin. Ekzistoi «përshtypja e fuqishme» se dëshmitarët ndiheshin të pasigurt. Në këtë proces shtatë vrasje u dëshmuan si vepra të UÇK-së. Por, nuk u arrit t’i dëshmohej Haradinajt se ishte themeluar një organizatë e përbashkët kriminale dhe më 2008 ai u lirua. Së paku një dëshmitar vdiq në rrethana të dyshimta. Procesi filloi edhe njëherë, por Haradinaj u lirua më 2012 në mungesë të dëshmive.