Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, thotë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj me partitë e tjera nuk do të jetë jetëgjatë.
Deda në emisionin “Fakt Plus” thotë se zgjedhje të reja do të ketë më së largu deri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018.
Por në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Halil Matoshi.
I kontaktuar nga Gazeta Blic, Matoshi ka thënë se qeveria Haradinaj është qeveri e ligjshme, legale dhe legjitime dhe se sipas tij detyrohet të punojë me ligjet në fuqi.
“Kjo qeveri është legale, e ligjshme dhe ky fakt bënë që t’i përfundojë punët që ia garanton kushtetuta dhe ligjer në fuqi në mandatin katër vjeçar. Pikëpamjet e opozitës janë pikëpamje të tyre dhe dhe kjo është e drejtë e tyre që kontrollojnë pushtetin”, ka thënë Matoshi për Gazeta Blic.
I pyetur se si e sheh këtë “kërcënim” të deputetit Deda, se viti 2018 mund të jetë vit i zgjedhjeve, Matoshi i përgjigjet me sarkazëm se “mund të ketë ndokund zgjedhje në Ballkan apo Evropë, por në Kosovë jo”.
Theme : Good News Lite