DEPUTETJA E VV-SË KUNDËR VISAR YMERIT

  13 Dec 2017

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka kundërshtuar pozicionimin që kryetari i kësaj partie ka dhënë në një intervistë që ka përfunduar para gjysmë ore.

Ajo ka shkruar se Ymeri sot vendosi veten mbi organin më të lartë të VV-së, përderisa shtoi se nuk pajtohet aspak me të.

“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim. Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”, ka shkruar Pacolli.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.