DEPUTETJA E VV-SË I DEL NË KRAH DËRGUTIT: AJO E THA TË VËRTETËN E SAJ

  08 Dec 2017

Deputetja e VV-së i del në krah Dërgutit: Ajo e tha të vërtetën e saj
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina i ka dalur në krah koleges së saj Aida Dërguti, pasi deputetja nga Vushtrria ka ofenduar ish-kreun e Lëvizjes Albin Kurti, në një komunikim me anëtarët e tjerë të partisë në platformën komunikuese Viber.

Për Pantinën, kolegia e saj deputete “e ka thënë të vërteten e saj” pa menduar “nëse i pëlqen apo jo dikujt”.

“Aida edhe sot haptazi e qartazi e sinqerisht po e thotë të vërtetën e saj i pëlqeu apo jo dikuj. Burrat kanë përdorur e vazhdojnë të përdorin fjalë edhe me fyese për njëri tjetrin por edhe ndaj grave por ata nuk kryqezohen siq po tentohet të kryqezojnë Aiden pa e ditë të vërteten e plotë”, ka thënë Pantina.

Pantina ka thënë se “sot jam #meAiden kunder lincimit”.

Dërguti e kishte quajtur “mut” Kurtin. Kjo është dëshmuar nga publikimi në media i një bisede në grupin e aktivistëve të VV-së në platformën Viber

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.