fbpx

Deputetja e VV-se e sulmon rende Vjosa Osmanin!

  09 Nov 2017

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes rrjetit social Facebook i ka shkruar Vjosa Osmanit të LDK-së se asnjë cep i Prishtinës nuk është prishur nga protestat, shkruan Gazeta Blic.

Haxhiu i përmendi Osmanit kohën e udhëheqjes së LDK-së në Prishtinë, ku sipas saj u bënë mbi 40 mijë ndërtime pa leje, duke përmendur aty edhe vrasjen e Ark. Rexhep Luci.

Sipas saj, e vetmja gjë me të cilën mund të krenohet LDK është sheshi, të cilën Haxhiu e ka quajtur projekti më absurd i kryeqytetit

Vjosa ku u shkatërrua Prishtina në protesta? Ku në cilin vend, në cilën lagje, në cilën rrugë?
Asnjë cep i Prishtinës, rrugë, shkollë, ambulancë, park, shesh nuk është prishur nga protesta. Vetëm nëse për Prishtinë njeh atë ndërtesën me xhama ku rrinte Thaçi e një kohë bashkë me Isën.
Prishtinën e shkatërroi qeverisja serike e personazheve më të cilët ndan të njëjtin subjekt. Mbi 40 mijë ndërtime pa leje,e mijëra të tjera tejkalime lejesh në kurriz të më të varfërve, toka publike të uzurpuara të ndërruara pronësitë, pa parqe, pa lodra, pa stola, pa rrugë për këmbësorë, pa pemë, pa ndriçim, pa ngrohje, pa ujë, pa kanalizime. Edhe këtë më mirë se fjalët e dëshmon vrasja e Ark. Rexhep Luci dhe si shkoi pas tij.
E vetmja për çka lëvdoheni mbetet ai që quhet shesh e që është në fakt projekti më absurd që mund të realizohej në një kryeqytet. I shtrenjtë dhe jo efikas se për estetikë as nuk mund të flitet në projektet që la pas Isa Mustafa.
Tash po thotë Arban dhëmbi, që do të investojë fuqishëm në Kodrën e Trimave. Po kush e la pa investuar, pa trotuare e pa çerdhe, e pa ndriçim e pa rregullim të rrugicave brenda Kodrës së Trimave. Pa siguri për ecjen e këmbësorëve? Me siguri protestat tona radikale.
Ju Vjosa jeni kundër protestave, këtë e dinë të gjithë. Ne jemi pro protestave. Ne mendojmë se institucionet janë së pari të qytetarëve pastaj të zyrtarëve e burokratëve, e aq më pak të politikanëve. Ndaj ne do të protestojmë çdo herë që cenohet kjo marrëdhënie.
Protestat nuk i shkatërrojnë qytetet. Protestat i shkatërrojnë vetëm planet e klanet që shiten si Qeverisje.