Deputetja e Vetëvendosjes del publikisht kundër Albin Kurtit, ka një mesazh për të
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka folur për përçarjet dhe mospajtimet brenda këtij subjekti politik.Pantina fillimisht ka treguar se pse refuzoi të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm të LVV-së.“Edhe unë fizikisht nuk kam qenë në Prishtinë andaj edhe nuk kam marr pjesë në mbledhje.
Nuk më ka pëlqyer mënyra se si është mbajt edhe pse ligjërisht e drejtë, porse kjo i ka parapri një diskutimi të gjerë. Ne jemi dakorduar që për këtë çështje të mos diskutojmë derisa të lirohet Albini”, ka thënë Pantina në Klan Kosova.
Ajo ka komentuar edhe letrën e Albin Kurtit të cilin e shkroi nga burgu.
“Ajo letër nuk prodhoi ndonjë zgjidhje të problemit, problemi nuk zgjidhet në letër. Kemi pas diskutime të gjata me Albinin se ai duhet me e hapë një llogari në Facebook, megjithatë ai ka thënë se parapëlqen të diskutojë ballë për balë. Megjithatë nuk besojë se Albini i ka të gjitha informatat se çfarë ka ndodh këto dy javët e fundit”.
Ajo ka folur edhe për fyerjet e bashkëpartiakes së saj, Aida Dërgutit kundrejt liderit shpirtëror të VV-së, Albin Kurti.Pantina është shprehur kundër veprimeve të Kurtit.
“Aida u kryqëzya. Kur shoh se si një njeri, si një aktiviste, një punëtore që i ka ofru kaq shumë të linçohet. Ka pasur edhe shumë çështje të tjera që është dashur të diskutohen.”, ka thënë ajo.
Tutje, Pantina ka komentuar publikimin e bisedës së viber-it, duke thënë se kushdo që e ka publikuar ka pasur qëllim për ta dëmtuar VV-në.
“Unë nuk besojë se dikush nga jashtë na ka përgjuar, në atë grup janë 32 deputetët, Komunikimet tona nuk janë të fshehta, mënyra si u hodh në publik qëllim keq jo ndaj zonjës Dërguti sa është dëmtuar LVV unë mendojë se nuk ia do të mirën VV”, ka deklaruar ajo.