fbpx

Deputeti Shala ua “mbyll” gojën të gjithëve, me veprimin e tij të fundit!

  01 Oct 2017

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, mori vëmendjen e të gjithëve pasi Anxhelina Shala, një vajzë nga Gjermania, publikoi fotografi në krah të deputetit e martuar, duke e quajtur të dashur.

Por, duket se deputeti i ka tejkaluar problemet bashkëshortore dhe vikendin e ka kaluar me gruan e tij në bjeshkët e Valbonës.

Anxhelina kishte publikuar jo vetëm fotografi me deputetin Shala, por edhe bisedat në të cilat e kishin kërcënuar gruaja dhe djali i tij. Megjithatë duket se kjo tanimë është e shkuar sepse deputeti dhe bashkëshortja e tij për fundjavë kanë vendosur të pushojnë së bashku në bjeshkët e Valbonës në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një fotografie që sot publikoi bashkëshortja e deputetit të Nismës, e të cilët e shpërndau edhe vetë Haxhi Shala

“Një vikendë në bjeshkët e Valbonë”, ka shkruar deputeti në mbishkrimin e fotografisë.