Deputeti i VV’së kërkon Kishë Ortodokse Shqiptare

Arbër Rexhaj në fjalën e tij në Kuvend kërkoi që në bashkësi fetare në Kosovë të shtohet edhe Kisha Ortodokse Shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj kërkoi që Projektligji për Liritë Fetare ta njohë edhe Kishën Ortodokse Shqiptare si bashkësi fetare në Kosovë.

Propozimin e tij Rexhaj e arsyetoi me fjalët se historikisht shqiptarët e Kosovës e kanë pasur edhe këtë fe, ndërsa deklaroi se disa nga monumentet që konsiderohen trashëgimi e Kishës Ortodokese Serbe në Kosovë u takonin shqiptarëve.