Deputeti i VV-se tregon se kush i informoj serbët se po sulmoheshin nga NATO(FOTO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, ka treguar një sërë ngjarjesh për kohën kur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), konktretisht për betejën e Koshares.

Ai në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, ka thënë se një oficer francez i ka informuar forcat serbe se Aleanca Veriatlantike (NATO) është duke i sulmuar bazat e tyre.“Kjo ka ndodhur derisa e dëgjuam lajmin se NATO e ka zënë një oficer francez, duke spiunuar tek forcat serbe.

Nga përgjimet që i kemi bërë, e kemi dëgjuar se ata deri atëherë ishin të njoftuar se do të sulmoheshin. Pasi u zbulua ai, u ndryshua loja, sepse më nuk i kam dëgjuar paralajmërimet dhe se u intensifikuan sulmet e NATO-s”, ka thënë Ismaili.