fbpx

DEPUTETI I VV-SË QË OFROI DORËHEQJE NË MBLEDHJEN E KRYESISË

  13 Dec 2017

Përpos dorëheqjes së Aida Dërgutit nga funksionet e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, në mbledhjen e së hënë së kryesisë së partisë kishte ofruar dorëheqjen edhe një deputet i rëndësishëm në këtë parti.

Sipas kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu kishte ofruar dorëheqjen si zgjidhje për situatën aktuale në parti.

“Dardan Sejdiu ka ofruar dorëheqje nëse ajo ofron mundësi që të gjendet një zgjidhje për situatën në parti”, ka thënë Ymeri në Rubikon të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk e ka pranuar dorëheqjen e Sejdiut pasi kjo nuk është e nevojshme dhe se ai nuk është problemi. Por ka treguar se një numër i caktuar i figurave të VV-së kanë mendime të ndryshme me një grup tjetër të njerëzve.

“Një numër i caktuar i njerëzve duke e parë se çka po ndodhë dhe duke qenë të pakënaqur janë të gatshëm nëse këto dorëheqje”, ka thënë ai./Insajderi.com