Deputeti i Vetëvendosjes me 2 mil.€ pasuri

  30 Nov 2017

Ish-kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Xhelal Sfeçla, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, është njëri nga zyrtarët publik më të pasur në vend.

Sfeçla në formularët e deklarimit të pasurisë të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit ka deklaruar një shtëpi prej 300 metra katror, të cilën e ka vlerësuar 300 mijë euro.

Poashtu ai i ka edhe dy lokale afariste prej 700 metra katrorë, të cilat i ka vlerësuar 1.250 milionë euro dhe një truall në vlerë prej 100 mijë euro, shkruan Infokusi.com

Të gjithë këtë pasuri të patundshme Sfeçla në formularë e ka shenuar si trashëgimi nga prindi.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje” ka deklaruar edhe të hyra të majme familjarëve, pa e përfshirë pagën e tij. Sfeçla ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka të hyra vjetore rreth 23 mijë euro nga institucione shëndetësore dhe arsimore, përderisa prindi i tij merr pension bazik prej 900 euro.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.