Deputeti i parlamentit te Kosoves:Shpend grahi,jemi me ty!
E mbaj mend Shpendin shumë mirë në fushatën e vitit 2013, edhe s’e harroj kurrë, mbas një balotazhi ku ishte 9000 vota prapa Isa Mustafës, në një garë të paharrueshme, e gëzoi qytetin si rrallëherë, me fitore me 4000 vota diferencë. Qasi gëzimi e mbaj mend veç kur u pat krye lufta në 1999, edhe në shpalljen e pavarësisë në 2008.
Por e mbaj mend edhe një koment, si në hajgare, që ia pata ba Shpendit në ditën e fitores, duke i hangër thonjtë sa e pritshim rezultatin: “More Shpend, a e din që bani fitove, ka me na u kajtë nana, sa puna na pret, që as vetë s’po e dijmë?”
Sot, e shoh një Shpend, i cili më dhimbet pak, se është lodhë e plakë një trohë, por më ban krenar, sepse e din çdo cep, cdo birucë, e çdo centimetër të qesaj Prishtine, ma mirë se çdo Kryetar tjetër para tij, e çdo kundërkandidat që najherë ka me i dalë përpara, edhe është më i fortë se asnjiherë.
Ia din çdo problem, çdo hall, çdo gëzim e çdo moment të lehtë e të randë. Ia din zemrën qytetit, të cilën e ka gjetë të tkurrun krejt, edhe e ka kthye në jetë për këto 4 vjet. E shoh një Shpend, që qat zemër po don me e rritë, që me e prekë secilin prej nesh që jeton qetu.
E di mirë nëpër çka ka kalue duke u marrë me asamble, ministri e madje edhe punëtorë të trashëguem në Komunë, që e kanë sabotue çdo sekond. Me kundërshtime e bllokime, e me shpifje e rrena prej secilës anë.
Edhe, përkundër krejt, i ka grahë duke ba punë qaq të mëdha për 4 vjet, që veç andërr janë pa për 15 vjet prej maslufte. E bashkë me to, i ka nisë edhe do punë tjera qaq të mëdha, të cilat asnjë njeri, pos Shpendit, nuk mundet me i përfundue, e as nuk ka vizion me e dijtë qysh kanë me u ba.
Shpend, na ke mungue qeto 4 vjet krejt neve që të dojmë, e të kemi të afërt, por s’ka gajle, kur e dijmë që i ke ndreqë jetët e krejt qetyne qytetarëve të mirë të Prishtinës, që meritojnë gjithmonë ma mirë, edhe e meritojnë një Kryetar si ti.
E ma së shumti, jemi mirënjohës që na e ke mundësue me qenë krah teje gjatë këtij shtegtimi. Tash, që je ba me krahë, je rritë, je pjekë, e tu ka rritë rrethi plot njerëz të mirë, mezi që po presim me i grahë 4 vjet tjera me ty, që me e ba Prishtinën me zemër, qashtu qysh ti din ma së miri – veç me dashni. ❤️
Na priftë e mbara.