fbpx

Deputeti i Nismës godet Veselin: T’u mundu me u bo i mirë me krejt ke me mbet pa askënd

  06 Dec 2017

Seanca e Kuvendit ka vazhduar me akuza në mes të Bilall Sherifit të Nismës për Kosovën dhe Kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit.

Sherifi duke iu drejtuar të parit të Kuvendit ka kërkuar nga ai që të jetë i barabartë në mënyrë të njëjtë me të gjithë deputetët, e jo vetëm dikujt t’i lejojë replikë e dikujt tjetër jo.

Ai gjithashtu ka shtuar se Veseli duke tentuar të bëhet i mirë me të gjithë do të mbes pa askënd.

”T’u mundu me kanë i mirë me të gjithë ke me mbet pa askënd”, i tha Sherifi, Kadri Veseli.

Në anën tjetër, Veseli iu drejtua me ironi Sherifit, duke i thënë se ke qenë këshilltar i kryetarit të Kuvendit se i dinë të gjitha rregullat.

”Je kanë këshilltar i kryetarit të Kuvendit dhe i dinë t’i të gjitha”, përfundoi Veseli./