Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Arben Gashi ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që të jap një përgjigje lidhur me çështjen e demarkacionit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se çështja e demarkacionit a është një vendim i mirë apo i keq.
“Kryeministër, merre përgjegjësinë që ta ngarkon posti dhe deklaroje vendimin e qeverisë tënde, është demarkacioni mirë apo keq?”, ka shkruar Gashi.
Më shumë kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me gjetjet e komisionit të kaluar nën udhëheqje të Murat Mehës, Kosova ka humbur territor.
Ndërsa në mbledhjen e sotme qeveria ka quar në Kuvend cështjen e demarkacionit për shqyrtim.