fbpx

Deputeti i LDK’së: Haradinaj vinte i dehur në Kuvend

  21 Dec 2017

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka akuzuar Kryeministrin Ramush Haradinajn që gjatë kohës që AAK’ja ishte në opozitë, ai vinte i dehur në Kuvendin e Kosovës.

Selmanaj ka thënë që AAK’ja e Haradinajt në legjislaturën e kaluar gati e kishin sjellë vendin në luftë civile, kur bashkë me Vetëvendosjen përdorur metoda të papara për të kundërshtuar votimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.

”Mos të harrojmë se silleshin si të dehur në sallën e Kuvendit, përfshirë edhe Kryeministrin akatual Ramush Haradinaj, i cili bashkë me partinë e tij sulmonte institucionet, kryeministrin Mustafa. Këta në fillim e sollën situatën në një luftë civile derisa gati të vriten njerëzit mes njëri tjetrit”, ka thënë Selmanaj në Info Magazine të Klan Kosovës.

 

Tutje, ai tha që LDK’ja do ta votojë marrëveshjen për demarkacion në versionin aktual, vetëm nëse Haradinaj i bën 61 vota pro kësaj marrëveshje.

”Ne si LDK kemi marrë vendim, presim që qeveria të ketë numrat, e për hir të këtij vendi ne do ta ndihmojmë kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit. Por kjo ndihmesë bëhet vetëm nëse ata kanë 61 nënshkrime”, thotë Selmanaj