Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “Imazh” të Rtk ka thënë se gara për Prishtinën ende nuk ka mbaruar, nuk dihet ende kush është fituesi, raporton Gazeta Blic.
Zemaj ka thënë se janë vetëm 180 vota në pyetje për të dalë i pari Abrashi.
“Ahmeti është para Abrashit 180 vota. Gjithçka mund të ndodhë, janë votat me kusht që do të numërohen. Arban Abrashi po ec sigurt drejt frontit”, tha Zemaj.
Ai më tej ka kritikuar kandidatin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.
“Shpend Ahmeti ka hyrë në koalicion me partnerë që janë në Qeveri ndërsa gjatë tërë kohës është ankuar se si qeveria sipas tij nuk e ka lënë të punoj”, ka thënë Zemaj.
Zemaj i LDK-së ka akuzuar PDK-në që nuk po e pranon humbjen, ndërsa ka pritur nga deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi të jetë më pragmatike./GazetaBlic