Deputeti i LDK-se e quan Sami Lushtakun dhe Fatmir Limajn bandit!

Vendi nuk ka nevojë për banditë, thotë deputeti Lumir Abdizhiku, duke komentuar videon në të cilën zyrtarë qeveritarë shihen duke gjuajtur me armë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shihen zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës duke gjuajtur me armë zjarri në një ndejë në Malishevë.

Thotë se pamjet e tilla nuk dërgojnë jashtë mesazhe të mira dhe se vendi ka nevojë për prijës e jo për banditë.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Qeveritarë e ministra që festojnë me armë, rafal e kaos. Ky është niveli i tyre. Kaq dijnë për shtet, rend e ligj. Çfarë shembulli japin këta për të rinjtë; çfarë imazhi dërgojnë jashtë?

Ky vend ka nevojë për prijës e jo banditë.

Mjerim.