Deputeti i Kuvendit: Aktakuza e parë e Speciales në Ditën e Krishtlindjes

  24 Dec 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka treguar arsyet që sipas tij iniciativa për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale nuk shkoi në kuvend.
“Kjo iniciativë nuk erdhi në kuvend të premten, pasi flitet në kuvend se arsye për këtë është aktakuza e parë e Speciales që do të bëhet në ditën e Krishtlindjes”, ka thënë Jevtiq, shkruan Tanjug.
Jevtiq këtu ka folur për iniciativën e disa deputetëve që ligjit për Dhomat e Specializuara të shfuqizohej, por që më pas gjithçka kishte dështuar pasi në kryesi nuk kishte pasur kuorum për ta thirrur seancën e kuvendit.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.