Deputeti i AAK-së thotë se ka zbuluar skemën kriminiale të LDK-së në këtë qytet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka reaguar pas vendimit që Istogu të shkoi në rivotim.

Ish kryetari i degës së AAK-së në këtë komunë ka përmendur emra të cilat ai i quan si skenë kriminale të LDK-së në Istog.

Berisha i ka bërë thirrje të gjitha partive që të bëhen bashkë dhe të arrijnë fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Poashtu, Beka thotë se në vitin 2009 AAK e kishte mposhtur LDK-në me këto vota që kjo parti sipas Berishës i ka vjedhur që nga paslufta.

Postimi i Bekë Berishës në Facebook:

Hajde perhajër AAK , PDK , VV. NISMA, qytetarë të Istogut. Kjo është e mirë, nuk duhët te kemi dilema, Fitorja duhet të vuloset tani bindshëm.

Njeriu mëson sa te jeton, kurrë nuk e kam ditë qe 1,500 vota te serbëve vendosin për neve në Istog edhe pse kam qenë shef shtabi i AAK-së.

Kjo i bie qe ne kemi mundur LDK-në ne vitin 2009, por këto vota nga jashtë qe LDK kishte marrë, kishin vjedhur fitorën e qytetareve .

Krejt llojet e hajnisë i kam kuptuar nga LDK, treni bullgar i di personat te cilët e kanë organizuar, blerja e votave, falsifikimin e mbi 1000 leternjoftimave nga LDK nje palë zgjedhje, blerja e pastër e votave, votimi me asistencë kur ishte e ndaluar, votat e personave me nevoja te veqanta për LDK, votat e serbëve dhe malazezve për LDK, vjedhje e votës nga drejtorët e shkollave për LDK, mesuesit e shkollave si komisioner te shantazhuar qe te vjedhin për LDK, Policia e Istogut (Enver Gashi-Izet Demaj) pjesmarrës ne vjedhje dhe ne sigurim te hajnave te LDK, Radio fontana (Zeqir Mehmetaj) propagandonte se erdhën Deqani me gjipa te zi me marr Istogun me dhunë, por se gjipat e zi te marrur me RENT ne Prishtinë i grahnin njerëz te njohur per neve ,anëtar te LDK-së qe fusnin panikë ne popull ditën e zgjedhjeve, Ziza Bujupi (e arrestuar per korrupsion) drejtoreshë ne komune te istogut nga LDK duke kërcenuar familje raste sociale dhe familje te deshmorëve se nese nuk votoni leshoni banesat, Organizatoret e vjedhjes se malit (Letra deri ne 500 € -2 ditë para zgjedhjeve (Drejtor Januz Kabashi- Daut Kabashi ) , Hajnat e ndertimeve, Profesoret dhunues te nxënsëve nepër shkolla te mesme (Brahim Bytyqi), Punëtor komunal nga LDK qe kushtezojnë dhe ngacmojnë seksualisht femrat për një bursë (Xhevdet Zekaj), Gazimestani dhe UDB tani ne istog janë normale, Hajnia ne përmendoren e Ibrahim Rugovës, dhe shumë e shumë poshtërsi e skandale qe nuk kanë fund.

Për te gjitha keto veprime i di edhe organizatorët . Por kurrë ne jetën time nuk kam berë padi as nuk jam ankuar per asgjë. Por e shoh te nevojshme tani ta themi te vertetën.

Nuk ka ma poshtërsi se te dëgjosh LDK duke u thirr ne moral, apo nuk ka ma shemti se te dëgjosh LDK duke akuzuar dikënd.

Me vendimin për rivotim jam i kënaqur sepse do te perjetojmë edhe njeherë fitoren e qytetarëve, por ju ftoj te gjithëve qe pas fitorës te hyjmë ne zgjedhje për te katertën herë dhe te perjetojmë prap fitoren ndaj këtyre mashtruesve shantazhusve dhunuesve hajnave etiketuesve dhe lahperave qe thirrën ne emër të Ibrahim Rugovës.

E vlerësoj këdo qe dëshiron të debatatojë për këto gjëra (ose naj LDK-jc qe don debat) te lajmërohet apo vi në Istog, komentet e profilave fallc nuk na interesojnë” shkruan Berisha në Facebook.