fbpx

Denimi i antarëve te VV-se eshte i merituar,ja kush e thote!

  17 Nov 2017

“Unë kam qenë prezent në gjykatë, por jam vonuar për të qenë me kohë brenda sallës”, ka thënë prokurori Abdurrahim Islami.

Ai është shprehur se është i kënaqur me vendimin e shpallur sot nga gjykata.

“Nga fillimi në bazë të provave që i kemi paraqitur dhe të cilat janë administruar në gjykatë, kemi qenë të bindur në fajësinë e të akuzuarve”, ka thënë Islami.

Ai ka shtuar se pretendimet e prokurorisë janë vërtetuar edhe nga vetë gjykata.

I pyetur nëse do të bëjë ankesë për lartësinë e dënimit të sotëm, ose për ndonjë çështje tjetër rreth këtij rasti, Ismajli nuk ka dashur të përgjigjet saktë.

“Për momentin nuk jam duke menduar të bëj ankesë për vendimin e gjykatës, por definitivisht për ankesë të mundshme do flasim pasi ta marrim vendimin e gjykatës”.