Demarkacioni i formësuar gabimisht dhe i imponuar nga Hashim Thaçi

  03 Dec 2017

Analisti politik, Fadil Lepaja në një bisedë për Gazeta Blic ka komentuar shqyrtimin e projektligjit të marrëveshjes së Kosovës me Malin e Zi për demarkim të kufirit.

Lepaja tha për Gazeta Blic se është koha që kjo çështje të mbyllet dhe Kosova të mos mbahet më peng shkaku i kësaj marrëveshje.

“Mendoj se është koha që kjo çështje të mbyllet, kështu ose ashtu. BE nuk duhet edhe nuk mundet të e mbaj peng Kosovën për shkak të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas të gjitha gjasave, e bërë për ngutë duhet të jet formësuar gabimisht nga komisioni i vjetër dhe imponuar nga z.Thaçi, i cili e ka deklaruar edhe vet se ishte nënë presionin ndërkombëtar dhe se kishte marrë premtime të mëdha si kundërvlerë’’, tha ai.

 

Sipas, analistit politik, është e padrejtë që vetëm kosovarëve të ju mohohet lëvizja e lirë dhe të ju kushtëzohet me falje të territorit, sic thotë ai.

“Mendoj se është e padrejtë që liria e lëvizjes, e cilau është mohuar vetëm kosovarve, të ketë një çmim që duhet paguar, në formën e territorit që kërkohet të falet. Liberalizimi i vizave eshte e drejtë e kosovarëve po aq sa edhe e shteteve përreth që janë po aq të korruptuara , në mos më shumë, se Kosova, të cilat kanë probleme më serioze se ne, por liberalizimin e kanë me vite”, pohoi Lepaja.

Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të rrëzohet në kuvend dhe të vazhdohen bisedimet për të. Sa I përket BE-së ai ka shtuar se nuk duhet të mbështesë politikë të korruptuar.

“Mendoj se Kuvendi i Kosovës, duhet të rrëzojë këtë marrëveshje dhe të vazhdojnë bisedimet për të. Në anën tjetër, BE do të duhej të mos mbeshtesë politikën e korruptuar vetëm sepse pranon tënënhkruaj çkadoqoftë, por duhet të ketë partneritet me qytetarët e Kosovës të cilët meritojnë të gjitha të drejtat që i kanë ata të Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës” tha ndër të tjerash ai.

Në fund, Lepaja shtoi se kushtet e BE-së janë të padrejta, sepse liria e lëvizjes nuk duhet të shitet në këmbim të territorit.

“BE po e rrënon imazhin e vet, me kushtet e padrejta, sepse nuk ka të drejtë të na e shes lirinë e lëvizjes, në këmbim të territorit, por duhet të e njoh atë sa më parë.
Kjo do të ndihmonte të krijojë partneritet me forca që vërtetë janë për reforma, për luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, dhe jo të vazhdojë partneritetin me ata që janë duke koketuar me krimin madje edhe terrorizmim”, përfundoi ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ne mbledhjen e nesërme do ta shqyrtoj projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.