fbpx

Delawie i zhgenjyer me deputetët e parlamentit te Kosoves!

  24 Nov 2017

Duke i komentuar seancat e dy ditëve të fundit të Kuvendit të Kosovës, ku deputetë të partive politike janë larguar nga Parlamenti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin e tij.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është i zhgënjyer me largimin e deputetëve nga seancat parlamentare.

“Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve, të përqendrohen në punët urgjente për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Delawie.