Delawie i quajti ‘gjepura’ të gjeturat e Bulliqit, ky është reagimi i Haradinajt

  07 Dec 2017

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria e ka proceduar në Kuvend raportin e komisionit për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, dhe se është në dorën e deputetëve që të vendosin për këtë çështje.

Por, ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Greg Delaëie, i cili i ka quajtur gjepura te gjeturat e Shpejtim Bulliqit.”Qeveria e Kosovës me seriozitetin më të madh e ka trajtuar këtë temë dhe ka marrë me respekt dhe shqetësimet në të kaluarën për marrëveshjet.

E kemi shkarkuar komisionin paraprak. E kemi emëruar komisionin e ri të udhëhequr nga profesor Bulliqi”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri Haradinaj nuk ka folur për asnjë deklaratë tjetër, por ka komentuar punën e Shpejtim Bulliqit.“Të gjeturat e këtij komisioni tani janë publike të gjitha.

Janë prezantuar në Qeveri. Pra është një proces vërtetë i punuar me respektin më të madh, me seriozitetin më të madh”“Dhe po ashtu ne e kemi përmbush edhe detyrën tonë, që të gjitha këto të gjetura, marrëveshjen ia kemi kaluar deputetëve, tani ata vendosin. Ne i nënshtrohemi Parlamentit”, thotë Hardinaj.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.