Del Piero shokon të gjithë me këtë deklaratë : Ky person është burimi i të gjitha të këqijave në futbollin italian

  24 Nov 2017

Origjina e të gjitha të këqijave të futbollit të sotëm italian është Calciopoli.

Për një emër të madh si Alessandro Del Piero, rënia e Kombëtares Italiane në minimumin historik, duhet lidhur me atë që ndodhi në 2006-ën.

Skandali i Calciopolit, vetëm pak muaj pas triumfit të “të kaltërve” në finalen e Kupës së Botës në Berlin, shënoi rrokullisjen e futbollit në Itali, që kulmoi me eliminimin në play off-in e Botërorit nga Suedia.

 

“Calciopoli erdhi si një bombë atomike. Që nga ai moment kampionët më të mëdhenj të futbollit u larguan në kampionate të tjera të mëdha në Europë.

Nuk është e rastësishme që të tjerët u rritën në mënyrë eksponenciale. Me Italinë ndodhi e kundërta, ne u fundosëm.”

Diferenca, sipas Del Pieros ndihet në përplasjet ndërkombëtare.

“Premier League shpërtheu falë aftësisë drejtuesve të futbollit anglez në shitjen e markës së tyre, duke siguruar kontrata të majme për të drejtat televizive. Reali dhe Barcelona ndoqën politikat e tyre, ndërsa Gjermania përfundoi një rrugëtim të nisur që kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës së Vitit 2006. Edhe në Francë mbërritën investitorë të fuqishëm të huaj. Italia, përkundrazi, u fundos!

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.