Del në shitje biografia për Thaçin, kush e shkroi?

  23 Nov 2017

Presidenti Hashim Thaçi, muaj më parë kishte paralajmëruar se është duke e shkruar autobiografinë e tij e cila do të publikohet shumë shpejtë.

Por, tani në tregun ndërkombëtar ka dalë një libër biografik për Presidentin Hashim Thaçi me një titull lartësues “New State Modern Statesman”, Hashim Thaci a Biography – e cila po shitet me një çmim prej 16 funtesh, nëpërmjet kompanisë Amazon.

Autorët e librit janë si duket emra me nam. Bëhet fjalë për Roger Boyes, i cili ëhtë gazetar i njohur i revistes Times dhe korrespondet nga Berlini, autor i shumë librave. Ndërsa bashkëutore është Suzy Jagger. Vetë shkrimatërt e librit të nuk i kanë kyrsyer fjalët për shefin e shtetit të Kosovës. Në Presidencë deri më tani nuk kanë folur për këtë libër, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse Thaci ka paguar autorët.

Në një fragment të librit, që është shfaqur në kopertinë Presidentit aktual të Kosovës i jepet kredit i madh për zhvillimet në Kosovë – thuhet se Thaçi ka udhëhequr revolucionin kundër Milosheviqit duke e bindur Perëndimin që ta bombardojë Beogradin.

“ Në një kohë kur angazhimet ushtarake të Perëndimit kanë shkaktuar dhunë sektariane, terrorizëm global dhe janë shndërruar në katalizator për ekzodin më të madh të migrantëve që nnga Lufta e Dytë Botërore intervenimi i NATO’s në Kosovë mbetet rast unik dhe shembull i përkryer i një procesi që çoi drejt një tranzicioni nga lufta vicioze etnike drejt demokracisë moderne. Më pak se 20 vjet më parë, një shqiptar etnik i quajtur hahsim Thaci, udhëhoqi revolucionin kundër Slobodan Millosheviqit, tiranit serb me forcën më të madhe ushtarake në Europë, dhe bindi Perëndimin që ta bombardojë Beogradin duke e larguar nga Kosova.

“Kjo libër është një tregim për suksesin e rrallë të intervenimit ushtarak të Perëndimit dhe biografia e parë e Presidentit të ri të Kosovës, shtetit më të ri në Europë”.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.