Përfundimisht zbardhet edhe koalicioni i fshehur i Lëvizjes BESA me partinë e ish-regjimit të Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në, njofton Zhurnal.mk.
Në nje foto të cilën e ka siguruar Zhurnal, qartazi shihet kandidati i Lëvizjes BESA, para shtabit të VMRO-DPMNE-së në Çair të Shkupit.
Edhe përkundër deklarimeve të zyrtarve të kësaj partie se nuk kanë asnjë marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, kjo fotografi e vërteton të kundërtën.
Si i kapërdin Lëvizja BESA fjalët e mëdha kundër regjimit vetëm e vetëm të marrë edhe një grushtë votash në Çair nga VMRO-ja e të cilat nuk mjaftojnë për fitore.
Siç mëson Zhurnal.mk, pak minuta para heshtjes zgjedhore anëtarë nga Shtabi i VMRO-DPMNE-së, në këto çaste janë në shtabin e Lëvizjes BESA në lagjen Topanë të Shkupit. Kjo vizitë e anëtarëve të VMRO-së vjen pas vizitës që kandidati nga BESA disa orë më parë i bëri shtabit të VMRO-së. Me këtë edhe përfundimisht del në shesh koalicioni midis Lëvizjes BESA dhe VMRO-DPMNE-së.
Theme : Good News Lite