Del edhe një video ku shihet se Kurti dhe Molliqaj s’e durojnë njëri-tjetrin (PAMJET)

  12 Dec 2017

Prej se është larguar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj ka nisur që edhe haptas të shpreh pakënaqësi ndaj themeluesit të LVV-së, Albin Kurtit.

Molliqaj, në këtë video të bërë më 17 nëntor, gjatë kohës së fushatës zgjedhore në Kaçanik, shihet teksa injoron Kurtin. Derisa të gjithë duartrokisnin, ai nuk e bëri të njëjtën gjë, shkruan Indeksonline

Mirëpo, kur publiku nisi të thërriste “Vetëvendosje, “Vetëvendosje”, Molliqaj ndërroi qasje.

Ndryshe, ish-sekretari i LVV-së në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë kërkoi që Kurti të mos kandidohet përsëri për postin e kryetarit të partisë.

Për më shumë, shikoni videon:

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.